Marrëveshje 14.7 miliardë dollarëshe mes Indisë dhe Japonisë për trenat e shpejtë

India ka rënë dakord që të blejë një tren plumb me shpejtësi të lartë nga Japonia, në një përpjekje për të transformuar sistemin e saj hekurudhor.

Kryeministri i Indisë, Narendra Modi ka thënë se treni do të lidhë Mumbain me Ahmedabadin, duke zvogëluar kështu kohën e udhëtimit nga tetë orë në dy, raporton BBC.

Kjo është vetëm një nga marrëveshjet e arritura ndërmjet këtyre dy vendeve në bisedimet e mbajtura në Delhi, transmeton Koha.net.
Liderët e këtyre dy shteteve aziatike kanë arritur marrëveshje edhe për teknologjinë mbrojtëse, gjithashtu kanë nënshkruar edhe një memorandum paqe për energjinë nukleare.
Sistemi i ngritjes së trenave do t’i kushtojë Qeverisë indiane rreth 14.7 miliardë dollarë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button