Buxheti, nuk pranohet asnjë amendament i PDSH-së

Komisioni parlamentar për Finansim dhe Buxhet përfundoi debatin për amendamentet në propozimin për rebalancin e buxhetit për këtë vit. Nga 57 amendamentet e PDSH-së nuk kaloi asnjë. Asnjë parti tjetër nuk kishte amendamente, ndërsa LSDM-ja paralajmëroi se nuk do ta votojë këtë rebalans. 

Me rebalansin e propozuar nga Qeveria shtohen rreth 1,34 miliardë denarë për Fondin Pensional dhe Invalidor dhe rreth 430 milionë denarë për Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës.

Lajme të ngjashme

Back to top button