Zaev premton arsim të integruar multietnik, regjistrim të popullatës dhe referendum për emrin

Lideri i opozitës maqedonase LSDM, Zoran Zaev sot në kongresin programor të partisë ka paralamëruar iniciativë për ndryshime kushtetuese, krijimin e një shoqërie multietnike ndërsa ka theksuar se problemin e kontestit të emrit me Greqinë do ta zgjidhin me referendum.

“Në dy vitet e para pas marrjes eventuale të pushtetit, LSDM, paralajmëron krijim të bazës ligjore që prokurori publik të zgjedhet me propozim të opozitës. Do të angazhohemi për qeverisje të përgjegjshme dhe do të sigurohen të gjitha mekanizmat për kontroll ndaj pushtetit. Aty ku ka siguri ekonimike ka betejë për demokraci dhe liri. Qeveria e ardhshme të cilën do ta udhëheqë LSDM-ja, realisht do të angazhohet për tejkalimin e kontestit të imponuar nga ana e Greqisë, por nuk do të pranoje asnjë bisedim për çështjet identitare. Për zgjidhjet e mundshme ngelim në përcaktimin me referendum të qytetarëve.” u shpreh Zaev.

“Jemi duke planifikuar që të vendosim elemente të arsimit multikulturor, njohurisë multikulturore të gjithë fëmijëve qysh në moshë të re, përmes projekteve dhe aktiviteteve që zhvillojnë ndjenjën e lirisë, tolerancës dhe bashkëpunimit. Do të ndërtojmë një shoqëri, një shtet qytetar për të gjithë që jetojnë në Maqedoni: maqedonas, shqiptar, turq, serb, vllah, rom, boshnjak dhe të gjithë të tjerët.” u shpreh Zaev.

Ai ka premtuar se do të kryejnë regjistrimin e popullatës sipas standardeve ndërkombëtare.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button