Kryetar i Forumit rinor të BDI-së në Dibër u zgjodh Drilon Lleshi

Forumi rinor i Bashkimit Demokratik për Integrim – Dega Dibër, të shtunën në mbrëmje mbajti Kuvendin Zgjedhor ku zgjodhi organet udhëheqëse të kësaj dege. Për kryetar i Forumit rinor të degës së BDI-së në Dibër u zgjodh Drilon Lleshi.

“Premtoj që do te punoj drejtë, me sinqeritet dhe vetëm në te mirën dhe nën shërbimin e rinisë shqiptare, e veçanërisht asaj dibrane. Duke pasur parasysh se kemi një rini mjaftë të shëndoshë në aspektin edukativ dhe intelektual, unë besoj që do të mund të kryejmë punë të mëdha që do të jenë në të mirë të të gjithëve” tha Drilon Lleshi.

“Kryesisë së BDI-së kjo rini i jep fuqi edhe pse kemi bukur një moshë të dalluar mes veti, kështu që ju na bëni që ti grumbullojmë energjitë tona që kjo energji të shërbej për të mirën e vendit, për të mirën e kombit dhe rinis sonë dhe pasardhësve tanë”, tha nënkryetari i BDI-së Sadulla Duraku.

“Rinia e Dibrës, rinia e BDI-së në tërë territorin e vendit janë forcë shtytëse, janë forcë kryesore për politikat e BDI-së Andaj do ju kisha lut të gjithë juve që bashkërisht që nga sot të punojmë që  fitorja e radhës në zgjedhjet e ardhshme parlamentare të jetë fitore më e madhe që e ka pas BDI deri më tani”, tha Bekim Neziri.

Ruzhdi Lata, kryetar i Komunës së Dibrës dhe anëtar i kryesisë qendrore e BDI-së theksoi se rinia dibrane ka qenë rini e atdheut të shqiptarëve në të gjithë kohërat, në çdo moment, në çdo situatë  edhe më të vështirë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button