Kosovë, u vihet zjarri katër veturave zyrtare

Policia e Kosovës ka informuar sot se gjatë 24 orëve të fundit, në disa rajone të Kosovës u është venë zjarri katër veturave zyrtare, raporton Anadoly Agency.

Siç thuhet në njoftim, mbrëmë rreth orës 22:50 në rr. Ersen Mazreku, Prizren, i është vënë zjarri veturës zyrtare Audi A4 me targa 4Z-231-02 pronë e Gjykatës së Apelit.

Rreth orës 23:05 në parkingun e Gjykatës për Kundërvajtje në Pejë i është vënë zjarri veturës Toyota me targa 4Z-160-02.

Rreth orës 00:03 në parkingun e KK. Mitrovicë i është vënë zjarri veturës zyrtare me targa 3Z-156-06 pronë e ATK-së.

Rreth orës 23:35 në parkingun e Prokurorisë në Gjilan i është vënë zjarri veturës zyrtare Reno Megane me targa 4Z-138-03 pronë e Prokurorisë.

Policia e Kosovës njofton se është duke kryer hetime intensive për zbardhjen sa më parë të këtyre rasteve të cilësuara si zjarrvënie, të cilat dyshohet se janë djegur qëllimisht.

Referuar hetimeve të para dhe intervaleve kohore të rasteve të ndodhura, thuhet më tej, dyshohet se këto veprime të personave të dyshuar kanë qenë veprime mirë të koordinuara nga një qendër.

Policia e Kosovës njëkohësisht kërkon bashkëpunim nga të gjithë qytetarët në mënyrë që secili që posedon ndonjë informacion në këtë drejtim të bashkëpunojë me PK-në, me qëllim të parandalimit të rasteve të tilla të dëmtimit të pronës shtetërore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button