Një princ saudit në një debat në Tuiter me Donald Tramp

Princi saudit Alvaled bin Talal dhe miliarderi amerikan, Donald Tramp, pretendent kryesor i republikanëve për zgjedhjet presidenciale vitin e ardhshëm, kanë pasur “debat të ashpër”, në Tuiter.

Princi Bin Talal e ka quajtur Trampin “turpi i Amerikës” edhe për Partinë republikane, prandaj e ka porositur që të heq dorë nga ambicjet presidenciale, pasi që “asnjëherë nuk do të fitojë në zgjedhje”.

Deklarata dhe diskualifikimet e princit saudit, vijnë pas propozimit kontrovers të Trampit për t’ua ndaluar hyrjen myslimanëve në SHBA, derisa kongresistët amerikanë nuk dakordohen se si do të reagojnë për kanosjet e Shtetit Islamik (SHI).

Donald Tramp ka reaguar në stilin e tij dhe në Tuiter princin e ka quajtur “të vakët”.

Pretendenti presidencial amerikan ka bërë akuza ndaj Bin Talal se dëshiron t’i shfytëzojë, siç ka thënë “paratë e babait” për t’i kontrolluar politikanët në SHBA.

“Kjo nuk do të ndodh asesi kur të zgjidhem unë”, ka porositur Tramp princin, në rrjetin social.

Deklarata e miliarderit amerikan vjen pas masakrës në San Bernandino, të cilën  e kreu një çift bashkëshortor myslimanë. Policia fillimisht sulmin e cilësoi si terrorist, ndërsa tani thotë se bëhet fjalë për vepër të “myslimanëve radikal”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button