Zemri Qamili: Polici Afrim Sulejmani do të kthehet në punë!

Kthimi në punë i policit shqiptarë nga Kumanova Afrim Sulejmani, i cili u arrestua në aksionin e fillim-majit në Lagjen e Trimave në Kumanovë vazhdon të zvarritet. Edhe përkundër dorëzimit të kërkesës, Sulejmani nuk ka marrë kurrfarë përgjigje nga MPB-ja. Zëvendës Ministri i Brendshëm Zemri Qamili thotë se shërbimet janë duke e shqyrtuar këtë rast. Qamili beson se polici Afrim Sulejmani do të kthehet në punë, por pa saktësuar se kur do të ndodh një gjë e tillë, njofton Alsat M.

“Sa i përket policit nga Kumanova Afrim Sulejmani, disa herë është bërë kjo pyetje dhe ai përmes avokatit të tij ka bërë një kërkesë deri tek MPB-ja dhe tani shërbimet janë duke përcjellë kërkesën e Sulejmanit dhe besojë se së shpejti do të kemi një vendim dhe besojë që Afrim Sulejmani do të kthehet në punë,” u dhpreh Zemri Qamili, zv/Ministër i Brendshëm.

Zv/Ministri i Brendshëm Qamili thotë se është i njoftuar me të drejtën ligjore të policit për t’u kthyer në punë, pasi sipas ligjit personi i autorizuar humb vendin e punës vetëm nëse brenda periudhës 6 mujore nuk paraqitet në punë dhe nuk shpjegon arsyet. Në këtë rast, Sulejmani ka qenë i arrestuar, ndërsa në punë ka munguar më pak se periudha e përcaktuar me ligj. Afrim Sulejmani u lirua nga paraburgimi me datë 19 tetor në mungesë të provave, ndërsa ishte dyshuar për pjesëmarrje në logjistikën e grupit të armatosur.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button