Edhe një boshnjak te Roma
Roma si duket është bërë si çerdhe e futbollistëve boshnjak. Edin Xheko dhe Miralem Pjaniç janë dy yjet boshnjak të Romës, të cilët janë duke kërkuar edhe një tjetër boshnjak .
Bëhet fjalë për mbrojtësin e majtë Sead Kollashiniç, i cili është pjesë e skuadrës gjermane Schalke 04. Futbollisti 22-vjeçari ka kaluar një formë të mirë këtë sezon me Schalken dhe është bërë objektiv i Romës për muajin janar.
Sipas medieve gjermane dhe italiane, Roma pritet t’i paguajë 10 milionë euro për mbrojtësin boshnjak.