Ndërpriten bisedimet, nuk është arritur marrëveshje për ekspert shqiptar në KSHZ

Bisedat për zgjedhje të ekspertëve – anëtarë të Komisionit Shtetëror Zgjedhor janë ndërprerë pasi përfaqësuesit e katër partive politike nuk kanë arritur marrëveshje për ekspert shqiptar.

“LSDM-ja dy herë nuk e pranoi kandidatin e propozuar shqiptar”, njoftojnë sot nga partia VMRO-DPMNE. Qëllimi, sipas partisë në pushtet, është shtyrja e zgjedhjeve të prillit që veçmë është theksuar publikisht mbrëmë në tribunë të liderit të PLD në Veles.

VMRO-DPMNE, siç u theksua, ka pranuar dy ekspertë të propozuar nga LSDM-ja nga lista e gjashtë të selektuarve nga 40-të të paraqiturve në shpallje. Por për LSDM-në, siç theksojnë, kanë qenë të papranueshme propozimet e BDI-së dhe PDSH-së. Fillimisht e kanë refuzuar propozimin e parë të partive shqiptare, ndërsa më pas edhe tjetrin dhe kanë propozuar të publikohet shpallje shtesë vetëm për ekspert shqiptar. Në të gjitha rastet, siç njoftojnë nga VMRO-DPMNE, LSDM-ka e refuzonte metodologjinë dhe kërkonte të re.

Kjo është taktikë dhe strategji për shtyrjen e zgjedhjeve, thonë në VMRO-DPMNE. Edhe krahas asaj që përfundimisht marrëveshja nuk është arritur, ndërsa bisedat janë ndërprerë, për VMRO-DPMNE është në fuqi marrëveshja për dy ekspertët maqedonas.

Kuvendi nuk do t’i pranojë ekspertët të cilët janë propozuar nga ndërmjetësuesit e huaj por, siç u theksua Parlamenti do të sjell vendim në bazë të drejtës sovrane të marrë nga populli

“U falënderojmë për ndihmën, por ka linjë të kuqe e cila nuk mund të kalohet”, thonë nga partia në pushtet.

Bëhen përpjekje të tejkalohet kjo situatë me takime të ndara mes përfaqësuesve të partive politike.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button