Adnan Januzaj lëshon “bombë”

Anësori shqiptar i Manchester United, Adnan Januzaj i cili këtë sezonë është duke e kaluar në huazim të Borussia Dortmund ka thënë se nuk e di nëse do të kthehet në Manchester United.

Vet futbollisti ka lëshuar këtë deklaratë bomb, kur ka thënë se e ardhmja e tij është e pacaktuar.

Por në anën tjetër është thënë se trajneri Van Gaal dëshiron që atë ta kthej në muajin gusht në Old Trafford.

Përfaqësuesi i Belgjikës nuk ka pasur formë të mirë këtë sezonë, duke mos u inkuadruar asnjëherë nga fillimi në ndeshje prej katër muajsh.

“Doja që t’i bashkohesha ndonjë skuadre ku do të mund të luaja por dolën disa probleme”.

“Jam i lumtur këtu, përveç se më duhen më shumë ndeshje të luaj, sepse vetëm ashtu mund të behëm lojtar i mirë”, ka thënë Januzaj.

Januzaj ka thënë se ende i duhet kohë për tu përshtatur me futbollin gjerman, transmeton Klan Kosova.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button