“Most” në konferencë për shtyp

Asociacioni qytetar “Most”, Asociacioni për iniciativa demokratike- Gostivar, Qendra për analiza ekonomike, Ambasada e parë në botë për fëmijë “Megjashi” dhe Qendra kulturore rinore- Manastir dhe Avokati i popullit sot nënshkruan Memorandun bashkëpunimi për realizimin e projektit “Udhërrëfyes drejt zgjedhjeve të lira dhe të drejta, në mënyrë që të promovohet dhe të mbrohet e drejta e votës dhe vëzhgim gjithëpërfshirës i periudhës para shpalljes së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të parashikuara për muajin prill të vitit 2016, raporton Portalb.

“Vëzhgimi do të mbulojë disa segmente siç është konteksti politik, përfshirë edhe pagesën e subvencioneve, marrëdhëniet ndëretnike, aktivitetet e partive politike, pushteti qendror dhe lokal, keqpërdorimi i mundshëm i resurseve shtetërore dhe administratës, si dhe presionet e mundshme ndaj të punësuarve në administratë, ndaj qytetarëve, ndaj të rinjve dhe keqpërdorimi i fëmijëve për qëllime politike”, deklaroi Darko Aleksov, drejtor ekzekutiv i Asociacionit qytetar “Most”.

Me këtë projekt secili prej nga partnerët e projektit nga aspekti i tyre do të ndihmojnë në realizimin e së drejtës zgjedhore, si një e drejt themelore politike e cila duhet të realizohet në zgjedhje të lira me votim të fshehtë.

Për këtë arsye, nënshkruesit e këtij memorandumi i ftojnë dhe i inkurajojnë qytetarët që ta shfrytëzojnë këtë bashkëpunim dhe të raportojnë çdo shkelje të individuale të se drejtës së tyre./Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button