Turqi, janë arrestuar 913 pjesëtarë të DAESH-it nga 54 vende

Forcat e sigurisë turke që nga fillimi i vitit kanë arrestuar të paktën 913 persona, nga 54 vende, të cilët janë të lidhur me organizatën terroriste DAESH, raporton Anadolu Agency (AA).

Në fakt, bëhet fjalë për qytetarët e huajt që përmes rrugëve të paligjshme kanë tentuar që përmes Turqisë të bashkohen me radhët e DAESH-it ose janë kthyer nga fushëbetejat e huaja.

Gjatë këtij viti në territorin e Turqisë në mënyrë të konsiderueshme janë rritur kontrollet kur vjen puna për kalim të njerëzve që janë të lidhur me DAESH-in, kurse sipas burimeve të sigurisë, numri i arrestimeve është rritur ndjeshëm.

Nga 1 janari 2015 deri më sot, janë arrestuar të paktën 913 shtetas të huaj pjesëtarë të DAESH-it, të cilët kanë tentuar që në mënyrë të paligjshme të kalojnë kufirin turk. Numri i arrestimeve në periudhën nga janari deri në maj arriti në 349, kurse nga qershori deri në dhjetor 564.

Tek pjesëtarët e arrestuar të DAESH-it janë konfiskuar para, jelek antiplumb, telefona celularë dhe kompjuterë. Shumica e atyre kishin tentuar të hyjnë në Siri, siç thonë, për të kërkuar të afërmit e tyre, ndërsa ata të cilët janë arrestuar në hyrje të Turqisë thonë se ata po ikin nga DAESH-i. Disa prej tyre kanë pranuar se në radhët e DAESH janë trajnuar për sulme me bomba, të cilat duhej të kryheshin në territorin e Turqisë.

Gjithashtu tek pjesëtarët e organizatës terroriste janë sekuestruar dhe një sasi e madhe e armëve, mjeteve teknologjike, kompjuterë, telefona, si dhe 14 kilogram ar dhe 17 kilogram argjend në shufra.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button