E ardhmja e Sirisë, mbi 8 milionë fëmijë viktima

Zëdhënësja për rajonin e Lindjes së Mesme të Fondit të Kombeve të Bashkuara për Fëmijët (UNICEF), Juliette Touma, njoftoi se për shkak të luftës së brendshme më shumë se 8 milionë fëmijë sirianë janë viktima që e kanë pësuar nga lufta, raporton Anadolu Agency (AA).

Touma në një deklaratë për gazetarin e AA-së u shpreh se të gjitha palët që luftojnë në Siri vazhdojnë të shkelin ligjin e luftës dhe se si rezultat i kësaj  dëmtohet infrastruktura e cila përballon nevojat themelore të popullit.

Duke vënë në dukje se 70 përiqnd e popullsisë në Siri përballet me mungesën e ujit të pijshëm Touma ka pohuar se ky fenomen problematik vërehet më shumë në Halep.

Ajo duke rikujtuar se impianti i ujit al-Khafseh në Halep është dëmtuar si rezultat i sulmeve ajrore ,ka deklaruar se ende 1.4 milionë sirianë kanë probleme në qasjen e ujit.

– “Tashmë në Siri për fëmijët nuk ka mbetur më asnjë vend i sigurtë”-

Touma ka theksuar se në kohët e fundit janë shtuar sulmet ajrore dhe dhuna dhe ka pohuar më tej se: “Tashmë në Siri për fëmijët nuk ka mbetur më asnjë vend i sigurtë. 2 milionë fëmijë nuk mund të shkojnë në shkollë, ndërsa 400 mijë fëmijë përballen me rrezikun për ta braktisur shkollën. Ndërsa në vendet fqinje me Sirinë ndodhen mbi 700 mijë fëmijë refugjatë të pa shkolluar”.

– “Mbi 8 milionë fëmijë viktima që e kanë pësuar nga lufta”-

Touma ka deklaruar se 80 përqind e popullatës së Sirisë janë në nevojë për ndihma humanitare dhe ka theksuar se “mbi 8 milionë fëmijë janë viktima të luftës, ku mbi 6 milionë ndodhen në Siri, ndërsa 2.1 milionë janë strehuar në vendet fqinje”.

UNICEF, ndër të tjera për vitin e ardhshëm ka bërë thirrje për ndihmë për 1.1 miliardë dollarë të cilat synon ti përdorë për 8 milionë fëmijët sirianë në nevojë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button