Komisioni Anketues, edhe Sasho Mijallkov nuk u paraqit për të dëshmuar

Ish shefi i DSK-së, Sasho Mijallkov, nuk është paraqitur në seancën e sotme të Komisionit Anketues, ku është dashur që të dëshmojë në lidhje me përgjimet ilegale të qytetarëve dhe funksionarëve shtetëror, njofton Portalb.

Në seancën e sotme, nuk anë prezantuar as deputetët e VMRO-DPMNE, Pavle Sazdov dhe Lile Zautroska, por edhe deputetët e PDSH-së dhe BDI-së.

Ende vazhdon debati për rregulloren e Komisionit Anketues, njofton Portalb.

Kryetari i Komisionit Anketues, Petre Shilegov, edhe më parë ka deklaruar se nuk pret që Sasho Mijallkov të paraqitet në seancën e sotme, si[ ishte më parë rasti me kryeministrin Nikolla Gruevski, ministrin e Financave, Zoran Stavreskin, dhe shefin e kabinetit të kryeministrit, Martin Protugjer.

Dëshmitari i radhës që duhet të paraqitet është ish ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankulloska. /Portalb

Lexo në lidhje me temën: Komisionet kuvendore të krijuara për mos t’i zgjidhur problemet politike në Maqedoni

Lexo në lidhje me temën: Kush po e keqpërdor Komisionin anketues për përgjimet?

Lexo në lidhje me temën: Dëshmia e Gruevskit, përpara Komisionit Anketues shtyhet për të hënën

Lexo në lidhje me temën: Komisioni Anketues, edhe Martin Protugjer e injoron ftesën për dëshmi

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button