“Turkish Airlines” sponsor zyrtar i EURO 2016

Kompania ajrore turke “Turkish Airlines” është bërë sponsor zyrtar i Kampionatit evropian në futboll (EURO 2016) i cili vitin e ardhshëm do të zhvillohet në Francë nga 10 qershori deri më 10 korrik, raporton Anadolu Agency (AA).

Drejtori i marketingut të UEFA-së, Guy Lurent Epstein dhe presidenti i Bordit udhëheqës të “Turkish Airlines”, Ilder Ayci, në takimin e sotëm në Paris nënshkruan një kontratë sponsorizimi për ‘EURO 2016’.

Në takim morën pjesë të ftuarit e shumtë, në mesin e të cilëve edhe kreu i Federatës Turke të Futbollit (TFF), Yildirim Demiroren dhe trajneri i kombëtares turke, Fatih Terim.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button