Debatet në Kosove për kufirin

Ne kohen kur opozita ne Kosove vijon te bllokoje punimet e kuvendit ne shenje kundërshtimi ndaj marrëveshjes me Malin e Zi për përcaktimin e kufirit, për këtë çështje ka reaguar kryeministri malazez, Milo Gjukanoviç.

Ne një mesazh dërguar kryeministrit Mustafa, ai shprehet se mospajtimet ne Prishtine per kufirin janë çështje e brendshme e Kosovës, por Mali i Zi është i gatshëm për diskutime. Ne deklaratën për shtyp thuhet se marrëveshja konfirmon kufijtë administrativë në pajtim me kushtetutën e Ish-Federatës Jugosllave të vitit 1974.

Nëse ka dyshime se nuk është kështu dhe është bërë ndonjë gabim, autoritetet malazeze janë te gatshme ta marrin parasysh, pasi nuk dëshirojnë mosmarrëveshje me fqinjët. Kjo deklarate është përshëndetur nga kryetari i AAK-se, Ramush Haradinaj, kundërshtar i forte i marrëveshjes. Kryeministri kosovar Mustafa është shprehur i gatshëm qe çështja e kufirit te shqyrtohet nga një komision ndërkombëtar për vlerësim, por pa mundur te binde opozitën te dialogoje.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button