Nënshkruhet marrëveshja për rikonstruksionin dhe zgjerimin e rrjetit të kanalizimit në Kumanovë

Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Nurhan Izairi, kryetari i Komunës së Kumanovës Zoran Damjanovski dhe drejtori i NP “Ujësjellësi”– Kumanovë, Goran Stojkovski, sot nënshkruan marrëveshjen për zbatimin e projektit IPA “Rehabilitimi dhe zgjerimi i rrjetit të kanalizimit në komunën e Kumanovës”.

Në kuadër të realizimit të projektit infrastrukturor, i cili do të fillojë në janar të vitit 2016 dhe do të zgjasë 18 muaj me 12 muaj periudhë garantuese, do të bëhet rehabilitimi dhe zgjerimi i rrjetit të kanalizimit në Kumanovë në gjatësi prej 26 kilometrash, ndërsa vlera e përgjithshme e projektit është 5 milionë euro.

Këtë projekt do ta realizojë Ministria, në bashkëpunim me komunën e Kumanovës. Mjetet financiare janë siguruar përmes Instrumentit të BE-së për ndihmë paraqasëse (IPA), ndërsa projekti është bashkëfinancuar nga Buxheti i Republikës së Maqedonisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button