Përfundimet i sjell publiku!

[Recension: “Ferdeze Sulejmani synon të jetë bartëse liste në Njësinë Zgjedhore – 2”]

Në historitë dhe ngjarjet që trajton, gazetarit nuk i lejohet që të nxjerrë përfundime. Lexuesi gëzon të drejtën që një gjë të tillë ta mësoj në tekst dhe mes rreshtave. Një gazetari profesionist, qëllimi i informimit i lexohet mes rreshtave, ndërsa dëshmitë janë arma më e fortë.

Ferdeze Sulejmani synon të jetë bartëse liste screenshotLinku deri te artikulli origjinal: “Ferdeze Sulejmani synon të jetë bartëse liste në Njësinë Zgjedhore – 2”

Data dhe koha e publikimit: 05.12.2015

Data e recensionit: 06.12.2015

Recensues: Adrian Kerimi

Në rastin konkret, gazetari flet për një figurë dhe bën keqinterpretimin e deklaratës saj. Lajmin po e recensojmë për t’i shpjeguar publikut se nuk është gazetari “futurist”.

Me këtë rast, para të pranishmëve foli Ferdeze Sulejmani, e cila duke mos fshehur ambiciet për tu kyçur në politikë madje duke pretenduar kreun e listës zgjedhore numër dy të Këshillit mbipartiak të shqiptarëve të Maqedonisë, është fokusuar në të drejtat e grave në politikë, duke shtuar se gratë duhet të marrin vendin meritor në skenën politike.

E gjithë pjesa në vazhdim është citat nga fjalimi i Ferdeze Sulejamit. Ajo që bie në sy dhe që ne e kemi për detyrë të paralajmërojmë lexuesin, është se në citatin e saj askund nuk flitet për kandidaturën e mundshme të zonjës Sulejmani në Njësinë zgjedhore numër 2. Në lidhje me temën për të cilën ka dashur të raportoj gazetari përmes këtij artikulli, nuk i ka shkëputur pjesët e duhura nga fjalimi i zonjës. Kjo përbën jo profesionalizëm dhe hamendje të publikut, pasi lexuesi lexon tjetër parafrazim nga autori dhe tjetër gjë kupton nga citati!

Citati është shumë i gjatë, nuk janë nxjerrë pikat kryesore dhe për më tepër është transmetuar edhe pjesa përshëndetëse që është totalisht e panevojshme.

Meqenëse gazetari thotë se ka qenë prezent në debat, ka pasur mundësinë të pyes me drejtpërdrejtë zonjën Sulejmani se vallë ka gjasa që ajo të jetë bartëse liste në NJZ-2. Gazetari përveç që nuk ka pyetur drejtpërdrejtë dhe në vendin e duhur, ai ka pretenduar për një gjë të tillë, duke mos shpjeguar se cilit subjekt mund t’i takojë në rast se garon si bartëse liste në zgjedhjet e ardhshme.

Për t’i shuajt të gjitha dyshimet dhe hamendjet e lexuesit, gazetari si obligim profesional ka që gjithnjë t’i japë të drejtë të gjitha palëve. Në rastin konkret, përveç nga personi i përfolur në tekst, gazetari është dashur të kërkoj qëndrim edhe nga subjekti nga i cili gazetari pretendon se mund t’i besoj zonjës Sulejmani postin bartëse liste.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button