Ndotja e ajrit, Instituti i Shëndetit Publik: Mos dilni pa nevojë në vende të hapura

“Masat që ndërmerren për uljen e ndotjes së ajrit kanë të bëjnë me pasojat e jo me shkaqet. Derisa nuk drejtohemi në marrjen e masave për shkaqet, situata nuk do të ndryshojë”, thotë Dragan Gjorgjev nga Instituti i shëndetit publik, njofton Portalb.

“Ndotja e ajrit nuk do të zvogëlohet në shtigje të shkurtra. Që të ndryshojë situata, duhet të merren masa afatgjate, jo vetëm kur ndotja është alarmante por edhe jashtë sezonit” thotë Gjorgjev.

Nga instituti thonë se po hymë në fazë ku duhet të merren aktivitete alarmuese. Javën e ardhshme, grupi brenda sektorit i përbërë nga përfaqësues të Ministrisë së ambientit jetësor, MPB-së, inspektoratit ekologjik dhe shëndetësor, Institutit të shëndetit publik, Qytetit të Shkupit dhe përfaqësues qeveritar, do të kenë takim ku kompetentët do të diskutojnë për ndërmarrjen e masave alarmuese, midis të cilave do të jetë edhe mbyllja e shkollave, njofton Portalb.

“Apelojmë që mos të dilet në vende të hapura pa nevojë. Aktivitetet fizike në vend të hapura të evitohen. Gjithashtu rekomandojmë punonjësit ndërtimor të mbajnë masa mbrojtëse” shton Gjorgjev.

Ai thotë se si pasojë e ndotjes së ajrit, në vit në Maqedoni vdesin rreth 1050 persona, se në këtë periudhë rriten sëmundjet në mushkëritë e bardha për rreth 30-40% ndërsa kjo shtetit i kushton 250 milion euro gjegjësisht rreth 3% nga BPV. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button