Hummels larg Barcelonës

Pas largimit të një numri të madh futbollistësh të rëndësishëm në edicionet e fundit, Borussia Dortmund nuk ka ndërmend të shesë qendërmbrojtësin Mats Hummels te Barcelona gjatë afatit kalimtar të janarit, ka insistuar drejtori i përgjithshëm i klubit, Hans-Joachim Watzke.

“Sa i përket Hummelsit, nuk ekziston si çështje. Nuk ka asgjë në këtë drejtim”, deklaroi ai.

“Nuk brengosem para afatit kalimtar të verës sepse një futbollist pa kontratë mund të largohet por jemi ne që vendosim për ata që kanë obligim ndaj nesh”, u shpreh Watzke.

Lajme të ngjashme

Back to top button