Arsenali i fuqishëm për grekët
Arsenal ka shënuar fitore të madhe prej 3:0 për të siguruar kualifikimin tuje në Ligën e Kampionëve nga pozita e dytë në Grupin F.
Më meritori për këtë kualifikim ishte Oliver Giroud, i cili shënoj het-trik.
Në ndeshjen tjetër Bayern Munich ka mposhtur në udhëtim Dinamo Zagrebin me rezultat 2:0, me të dy golat të shënuar nga Robert Lewandowski.
Pas këtyre dy ndeshjeve, Bayern është e para në Grupin F me 15 pikë, Arsenal në vendin e dytë me 9 pikë, ndërsa Olympiakos në vendin e tretë me 9 pikë dhe siguron kështu kalimin në Europa League.