Çavkov: Letërnjoftimet nuk janë përdorur gjatë zgjedhjeve

Një qind e pesë letërnjoftimet të cilat janë zbuluar nga ana e mediave të caktuara dhe nga ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski se janë shtypur në shtypshkronja në Shkup, Shtip dhe Sveti Nikollë, nuk janë shfrytëzuar gjatë zgjedhjeve dhe asnjë nga personat e përmendur nuk gjenden në Listën zgjedhore, tha zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Mitko Çavkov gjatë hapjes së sotme të Qendrës Informative për Parandalim të SPB-Shtip në ndërtesën e komunës së Shtipit, njofton Shenja.

Ai potencoi se kjo u konfirmua edhe nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve gjatë kontrollit të dokumenteve edhe të shkruara edhe kompjuterike, si dhe hetimi i të punësuarve në Sektorin për krim të organizuar me urdhër të Prokurorisë publike.

Sipas tij, kështu elliminohet teza ose tërë ky konstruksion se janë përdorur për qëllime zgjedhore.

“Megjithatë mbeten dy pyetje, të cilat duhet të marrin përgjigje. Ato janë pyetjet se kush e ka bërë këtë dhe pse e ka bërë këtë? Unë shpresoj dhe jam i bindur se strukturat profesionale në Ministrinë e Punëve të Brendshme dot  arrijnë t’u përgjigjen këtyre dy pyetjeve. Duhet të jemi të dureshëm dhe gjithsesi do të ndriçohet, se cila ka qenë prapavija e këtij konstruksioni”, tha Çavkov.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button