Revista “Time” ka shpallur Angela Merkelin personalit të vitit 2015

Nancy Gibbs, kryeredaktore e revistës amerikane “Time”, ka bërë të ditur se Angela Merkel është shpallur për personalitet të vitit 2015, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas fjalëve të Gibbs, Kancelarja gjermane çmimi e ka marrë për vendimin e saj të diskutueshëm që në mbarë Evropën të hapen kufijtë për qindra e mijëra refugjatë gjatë 2015 nga Azia, Afrika dhe Lindja e Mesme, që ishin nisur në Evropë, ku kërkojnë shpëtim nga konflikti dhe varfëria. Përveç kësaj, në bazë të “Time”, Merkel gjithashtu kishte një rol vendimtarë në menaxhimin e krizës së borxhit që kishte tronditur disa vende të Evropës.

Në shpjegimin pse kishin zgjedhur Merkel për t’ia ndarë këtë çmim, ndër të tjera thuhet: “Ajo është një politikane, e cila për vendin e saj kërkon më shumë, nga disa të tjerë që nuk do të guxonin kurrë. Ajo ka qëndruar vendosmërisht kundër tiranisë, si dhe ka propaganduar përhapjen e udhëheqjes morale të botës”.

Merkel është personi i parë femër e cila si individ merr çmimin e Time “Personi i Vitit” (Person of the Year), e cila mbart të njëjtin titull që nga viti 1999.

Deri atëherë, Time ndante çmimin “Burri i Vitit” (Man of the Year)). Gratë kanë filluar të marrin çmimet në vitet e mëparshme, por si pjesë e grupeve të caktuara, si vitin e kaluar që ishte njëra nga fitueset, anëtare e grupit për luftën kundër Ebola.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button