Lindon Berisha zbulon një sekret në “Pak më ndryshe”

Sigurisht se shumë nga ata që e përcjellin muzikën shqiptare e kanë të njohur emrin e Naxhije Berishës, është gruaja e të ndjerit këngëtarit të madh Agron Berisha, të cilët muzikës shqiptare i sollën këngë të stilit rok, që edhe më tej dëgjohen me ëndje.

Familja Berisha, ka nxjerrë këngëtarë të mëdhenj, e tillë ishte dhe Erzana Berisha, e cila me vokalin e saj dhe stilin R&B ishte e para shqiptare që solli risi në skenën shqiptare. Dhe së fundi deri sa të gjithë menduan se askush më nga familja Berisha nuk do të këndojë, në skenë doli Lindoni, i cili më parë me vokalin e tij ishte në disa këngë të ndryshme, u bë hit i vërtet me duetin që performoi së bashku me Adrian Gaxhën në këngën “Kalle”.

Por Lindoni ka folur së fundi edhe për një projekt që do ta realizojë së shpejti, e që ka përfshire edhe nënën e tij, Naxhije Berisha, e cila ishte së fundi mysafire në emisionin “Pak më ndryshe” në Radio Shkup, ku Lindoni thënë do ti mundësojë nënës së tij të inçizojë një këngë të re.

“Për dëshirë që ti kthehet muzikës, nuk është se e kam këshillua, ose ja kam propozua, po i kam premtua që në një kohë shumë të shkurtë do ti kthehet përsëri studios, për shembull ku do të mundet të inçizon ndonjë këngë të re dhe ajo do të ndodhë, kështu si ekskluzivitet po ua jap ju. Po për tiu kthyer më seriozisht skenës nuk e besoj, ndoshta për shkak edhe moshës që e ka dhe ndoshta është një impenjim i rëndë që nuk do të kishte mundur ta përballon”.

Në ndërkohë mes tjerash në emisionin Naxhije Berisha kishte thënë se planifikon të organizojë një koncert ku do të këndohen këngët më të mira të Agron Berishës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button