Takime bilaterale të ministrit Izairi në Paris

Në kuadër të Samitit botëror në Paris për ndryshimet klimatike (COP 21), ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Nurhan Izairi, realizoi një sërë takimesh bilaterale me ministrat e Ekologjisë së vendeve pjesëmarrëse në pjesën ministrore të Konferencës së palëve të Konventës kornizë, të Kombeve të Bashkuara për ndryshimet klimatike, njofton MIA.

Ministri Izairi, siç njoftojnë nga MMJPH, zhvilloi takim bilateral me sekretarin gjeneral për Ambient Jetësor, Transport, Energji dhe Komunikacion të Austrisë, Bruno Oberie me të cilin u dakorduan për një bashkëpunim të përbashkët për ambientin jetësor.

Ministri Izairi realizoi takim edhe me ministren e Ekologjisë nga Turqia, Fatma Guldemet Sari, me ç’rast kanë vendosur për përgatitjen e programit për bashkëpunimin, në dy vitet e ardhshme mbi bazën tanimë të nënshkruar nga viti 2007 i Memorandumit për bashkëpunim.

Në takimin me ministren e Bujqësisë, Pylltarisë, Mjedisit Jetësor dhe Menaxhimit të Ujërave nga Austria, Andra Ruprehter, siç njoftohet, është biseduar për një bashkëpunim mes dy ministrive me qëllimin final për bashkëpunim të përbashkët dhe shfrytëzimin e fondeve për uljen e ndotjes dhe ndryshimeve klimatike.

Në takime është paralajmëruar vizita e drejtorit gjenaral për Zhvillim të qëndrueshëm ndryshime klimatike, energji, Francesko La Kamera nga Italia.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button