Sërish shpërthim në veri të Mitrovicës

Veriu i Mitrovicës sërish është trandur nga një shpërthim i fuqishëm që ka ndodhur mbrëmë rreth 00:40, bëjnë të ditur burime të KosovaPress-it.

Sipas këtyre burimeve një granatë është hedhur në terasen e shtëpisë së kryetari të partisë SPS, për veriun e Mitrovicë, Ninosllav Xheriq, por për fat të mirë, nga shpërthimi, përpos dëmeve materiale, nuk ka të lënduar në njerëz, transmeton rtk.

Mësohet që bashkëshortja e tij është krye shefe e Agjencionit për Pasuri – ish Habitat, ndërkohë që policia ka dal në vend për zhvilluar hetimet rreth këtij sulmi.

Lajme të ngjashme

Back to top button