Daniel Serwer: Kosova urgjentisht duhet ta formojë ushtrinë

Analisti amerikan, Daniel Serwer, ka deklaruar se Kosova duhet të fokusohet në formimin sa më të shpejtë të Ushtrisë. “Kur një fqinj imi nuk më njeh dhe nuk shkëmben ambasadorë, rreziku për sulm të mundshëm ndaj vendit është më i lartë. Çka do të ndodhë nëse Serbia futet me ushtrinë e saj në Kosovë, në veri për shembull”, ka thënë Serwer në një intervistë në “RTK”-në në emisionin që udhëhiqet nga Janusz Bugajski.

Serwer ka folur edhe rreth themelimit të Gjykatës Speciale e cila sipas tij është një hap shumë i rëndë por i rëndësishëm për Kosovën.

Sipas tij, është e rëndë për një shtet që të sjellë drejtësinë te dera për ushtarët e vet që supozohet se kanë kryer krime lufte.

Por Serwer në deklaratën e tij la të kuptohet se një gjë që nuk e bën vet duhet ta bëjë dikush tjetër.

Ai ka përmendur shembullin e SHBA-ve për gjykime ndërkombëtare ndaj ushtarëve amerikanë në vendet tjera. Serwer ka shtuar se Gjykata Speciale nuk e delegjitimon Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, por përkundrazi siç tha ai fshehja e krimeve të supozuara e delegjitimon atë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button