Esenca e sistemit demokratik është individi i lirë!

Të dashur miq,

Institucionet e pushtetit nuk ekzistojnë vetëm për tu shërbyer nevojave të njerëzve, ata duhet të realizojnë edhe funksione tjera, të domosdoshme për qëndrueshmërinë e përditshme të demokracisë. Prandaj secili pushtet ka tri funksione të cilat janë të lidhura mes vete, kontrollohen dhe kufizohen njëra me tjetrën, me qëllim që të realizohet esenca e sistemit demokratik, dhe ai është individi i lirë.

Miq të dashur, ky është parimi i demokracisë dhe kuptimi i ekzistimit të pushteteve. Në Maqedoni jo që këto institucione të pushtetit, por përgjithësisht pushtetet nuk janë të ndara. Ata jo vetëm që nuk kryejnë funksionin e kontrollit në mes tyre ,por përkundrazi stimulohen në mënyra të ndryshme për shpërdorime me pushtetin.

Dhe në këtë kuptim ata nuk e kryejnë edhe funksionin e kufizimit të pushtetit në mes tyre ,por përkundrazi , në mënyra të ndryshme stimulojnë tejkalimet në ushtrimin me pushtetet. Miq të dashur, në Maqedoni qeveria VMRO-BDI një decenie kontrollon të gjitha institucionet e pushtetit ,prandaj nuk kemi të bëjmë me kufizime gjatë ushtrimit të pushtetit, ndërkaq mund të konstatohet se në këtë shoqëri nuk realizohet esenca e sistemit demokratik, e ai është individi i lirë. Këtu, koalicioni qeveritarë është pushtet ligjvënës, është servis publik informativ është medium propagandues, madje partia është shtet dhe gjithë çka tjetër.

E sa për individin , partia nuk çanë kokën, pra në këtë shoqëri, individë mund të ekzekutohen në ,,lagjen e trimave, “mund të kokiten te Lliqeni i Smilkovcit, mund të digjet me gaz i vetmuar në vikend shtëpizë” mund ti vendoset legalisht dinamit në kompleks, individin mund ta detyrosh të urinojë deri te këpucët dhe ta përfundojmë, individi edhe sikur ti ketë bythët e gjëra një metër si kali i Shemës kur e do nevoja pa kur farë problemi e shtynë në hullojë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button