Gruevski sot duhet të dëshmojë para Komisionit Anketues

Komisioni anketues për skandalin me përgjimet sot në seancë duhet t’i marrë në pyetje dëshmitarët, njofton Portalb.

Sot, anëtarët e Komisionit Anketues për përgjim, si dëshmitar do të duhet ta kenë kryeministrin Nikolla Gruevski, të enjten Martin Protugjerin dhe Zoran Stavreskin, të premten Sasho Mijalkovin, më 14 dhjetor Gordana Jankulloskën ndërsa më 15 dhjetor Mile Janakieskin, ka njoftuar ditë më parë, kryetari i Komisionit Anketues Petre Shilegov.

Në listën e dëshmitarëve të VMRO – DPMNE-së ishin kryeministri Gruevski, zëvendëskryeministri Stavreski dhe ish-ministrja Jankulloska, ndërsa në listën e LSDM-së janë Mijallkov, Janakieski dhe Protogjer.

Seancat në të cilat do të merren në pyetje dëshmitarët do të jenë të mbyllura për opinionin, njofton Portalb.

Komisioni Anketues planin për punë me dinamikën e marrjes në pyetje të dëshmitarëve dhe vizitën e institucioneve e miratoi javën e kaluar.

Është paraparë dy aktivitetet të zhvillohen në mënyrë paralele prej më 7 dhjetor deri më 22 janar 2016. Sipas tajmingut për punë, seanca për përgatitjen e raportit të Komisionit është planifikuar për më 29 janar 2016. Raporti duhet të jetë gati deri më 31 janar. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button