Çmimi i naftës së papërpunuar nën 40 dollarë për një barrel

Çmimi i naftës së papërpunuar ka rënë të martën nën 40 dollarë për barrel pas vendimit të OPEC-ut nga e premtja e kaluar që të mos shpallë kuotën zyrtare ndërkohë që teprica e furnizimit global me naftë mbetet e madhe në treg, raporton Anadolu Agency (AA).

Kjo paraqet çmimin më të ulët të naftës së papërpunuar në shtatë vitet e fundit, që nga shkurti i vitit 2009.

Çmimi global ka rënë të martën nën pragun kritik prej 40 dollarësh për një barrel duke shënuar çmimin prej 39.90 dollarësh për barrel. Çmimi shënon rënie prej  2.4 përqind në një ditë, pasi dita u hap me çmimin prej 40.87 dollarësh për barrel.

Ndërkohë, organizata amerikane West Texas Intermediate shënon çmimin më të ulët që nga shkurti i vitit 2009 duke rënë nën 37 dollarë për barrel të martën me çmimin 36.65 dollarë për një barrel.

Në bazë të të dhënave zyrtare, çmimi shënon rënie për 3 përqind, pasi ditën e filloi me 37.78 dollarë për barrel.

Totali i prodhimit të naftës në botë tejkalon kërkesën globale për naftë, e cila momentalisht është 2.5 deri në 3 milionë barrelë në ditë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button