Gruevski nuk i është përgjigjur ende ftesës së Komisionit hetimor

Asnjëri nga gjashtë dëshmitarët që duhet të dëshmojnë në komisionin për përgjimet nuk i është përgjigjur ftesës së trupit hetimor, njofton Alsa-M.

As dëshmitarët që propozoi VMRO DMPNE-ja, kryeministri Nikolla Gruevski , ish ministrja Gordana Jankullovska apo ministri i financave Zoran Stavrevski, nuk kanë konfirmuar ende nëse do të dëshmojnë përpara Komisionit parlamentar i cili duhet të vërtetojë përgjegjësinë politike të zyrtarëve të përfshirë në aferën e përgjimeve.

Nga ana tjetër as dëshmitarët e propozuar nga LSDM-ja, ish shefi i DSK-së Sasho Mijallkov, ish ministri i transportit Mile Janakievski dhe as shefi i kabinetit të kryeministrit Martin Protuger ende nuk kanë konfirmuar se do tëdëshmojnë para Komisionit anketues për përgjimet.

Kryetar i Komisionit parlamentar për përgjimet Petar Shilegov iu bëri thirrje dëshmitarëve të propozuar të japin sa më shpejtë dëshmitë e tyre me qëllim që Komisioni të mund të përmbush obligimet e tij.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button