Avionët rusë dhe regjimi sirian godasin rajonet turkmene

Forcat e regjimit sirian, të përkrahur nga avionët ushtarakë rusë, kanë vazhduar të godasin fshatrat turkmene në provincën Latakia, ka deklaruar për Anadolu Agency (AA) një burim lokal.

Po i njëjti burim tha se regjimi i Asadit dhe avionët rusë që nga e hëna në mënyrë të vazhdueshme kanë patur në shënjestër fshatrat turkmene në zonën Jabal al-Akrad.

Mijëra turkmenë janë zhvendosur si pasojë e luftimeve rreth rajonit Bayirbucak.

Në javët e kaluara rreth 2 mijë sirianë me origjinë turkmene, braktisën shtetin të kapluar nga dhuna për të gjetur strehim në Turqi.

Turkmenët janë grup etnik turk me prani të konsiderueshme në Siri dhe Irak ku bashkëjetojnë me arabët dhe kurdët.

Komuniteti turkmen ka brenda vetes muslimanë Suni dhe Shia ndërsa janë shumë të afërt me kulturën e popullit turk.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button