“Shumica e armëve të DAESH-it janë prodhim amerikan dhe rus”

Amnesty International, njoftoi se një pjesë e madhe e armëve dhe municioneve të organizatës terroriste DAESH janë me origjinë të prodhimit nga SHBA-të dhe të ish-shtetet sovjetike të cilat i janë grabitur ushtrisë irakiane, raporton Anadolu Agency (AA).

Në raportin e publikuar nga organizata me temë “inventari i blerjeve: armatosja e DAESH-it” theksohet se: “Për rrjedhën e armëve në Irak sistemi i dobët dhe kontrollet e neglizhuara kanë ofruar një gamë të gjerë të municioneve vdekjeprurëse për përdorim në masë të madhe kundër njerëzimit dhe në krimet e luftës në Irak nga grupi i armatosur (DAESH) “.

Amnesty International në punimet e përbashkëta me Shërbimet e Kërkimeve të Çarmatosjes (ARES) e cila kryen punime të pavarura në fushën e armëve dhe municioneve ushtarake ka vënë në dukje se një pjesë e madhe e armëve që DAESH ka tani në përdorim i ka shtënë në dorë nga plaçkitjet e stoqeve të ushtrisë irakiane. Gjithashtu theksohet se këto armë janë projektime të Rusisë, Kinës dhe SHBA-së, por edhe të disa vendeve evropiane si Anglia, Gjermani dhe Franca.

– Municionet e DAESH-it, pasqyrimi i transferimit të papërgjegjshëm të armëve në Irak-

Në raporti janë prezantuar mijëra fotografi dhe video në lidhje me temën dhe thuhet se “DAESH pasi mori nën kontroll Mosulin në qershor të 2014, nga stoqet e municioneve ushtarake të Irakut në mënyrë të pa-pritur ka shtënë në dorë armë të prodhimit ndërkombëtarë duke përfshirë armë dhe mjete ushtarake të prodhimit amerikan”.

Në raport ndër të tjera vihet në dukje se armët e përdorura nga DAESH janë municione me origjinën e prodhimit nga të paktën 25 shtete të ndryshme. Ndër të tjera theksohet se është dokumentuar se një pjesë e madhe e municioneve janë armë me origjinë të prodhimit rus dhe amerikan të cilat i janë grabitur dhe plaçkitur ushtrisë së Irakut.

“Shumëllojshmëria dhe fushëveprimi i municioneve të DAESH-it, janë pasqyrimi i transferimit të papërgjegjshme të armëve në Irak” është theksuar ndër të tjera në raport.

– DAESH përdor armë të prodhuara në vitet 1970 dhe 1990-

Në raportin ku vihet në dukje se neglizhenca në ruajtjen e pajisjeve ushtarake pas vitit 2003 dhe problemet aktuale të korrupsionit në qeverinë e Irakut kanë kontribuar në këtë problem theksohet se pajisjet si pistoleta, armë automatike, anti-tanke dhe predha ajrore që DAESH përdor janë të prodhuara në vitet 1970 dhe në 1990. Gjithashtu përmendet se organizata shpesh përdor kallashnikovët e prodhimit kinez dhe rus të cilat kanë mbetur nga periudha e Bashkimi sovjetik.

Studiuesi për kontrollin e armëve të Organizatës së Tregtisë së Sigurtë dhe të të Drejtave të Njeriut, Patrick Wilcken, në një deklaratë në lidhje me raportin ka vënë në dukje se pakujdesia në rrjedhën e armëve e cila vazhdon prej vitesh në Irak ka bërë që DAESH dhe organizatat e tjera terroriste të përfitojnë armë dhe municione në mënyrë të papritur. Gjithashtu ai ka vlerësuar se “si rezultat i transferimit të pamatur të armëve në Irak dhe Siri kanë kaluar në duart e DAESH-it dhe kjo situatë duhet të jetë një paralajmërim ndaj eksportuesve të armëve në mbarë botën”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button