LSDM do ta padit ministren e kulturës për keqpërdorim të milionave

LSDM ka depozituar sot në Prokurorinë Publike kallëzimin penal për veprën “krim” dhe “korrupsion”, ndaj ministres së Kulturës, Elizabeta Kançeska – Mileska. 

Partia akuzon ministren se ka dëmtuar buxhetin e shtetit me 58 milionë euro, duke dhënë leje për ndërtimin e 22 objekteve monumentale, kompetencë kjo e Kuvendit, i cili është dashur t’i miratonte madje me shumicën e Badenterit. 

“Ne dyshojmë se ministrja ka shkelur nenet 3, 4, 5 dhe 8 të Ligjit për Përmendore Memoriale dhe të Monumenteve, duke i nisur Komunës Qendër 13 iniciativa për ndërtimin e 22 objekteve monumentale. Përkundër faktit se, në bazë të përmbajtjes dhe përshkrimit të monumenteve, leja për ndërtimin e tyre i ka takuar Kuvendit, ministrja ka shkelur ligjin dhe ka dëmtuar shtetin me 58 milionë euro”, ka deklaruar sekretari i LSDM-së, Oliver Spasenovski. 

Lajme të ngjashme

Back to top button