Han, Maqedonisë: Bisedimet me Brukselin do të hapen nëse organizoni zgjedhje të suksesshme

Shefi i diplomacisë së Maqedonisë, Nikolla Poposki, mbrëmë në Bruksel, është takuar me eurokomesarin për zgjerim dhe bisedime, Johanes Han, me të cilin kanë biseduar për implementimin e Marrëveshjes së Përzhinos, reformat prioritare në Maqedoni, por edhe për krizën e emigrantët, njofton Portalb.

Poposki dhe Han, në lidhje me zbatimin e Marrëveshjes së Përzhinos, kanë konstatuar se më me rëndësi është që sa më shpejtë të zgjidhet përbërja e Komisionit Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) dhe të sillet ligji për mediumet, me këtë rast të gjendet një zgjidhje për çështjen e mediumeve në Maqedoni.

Eurokomesari në këtë takim ka shprehur ka shprehur kënaqësinë për përparimin e ngjarjeve në shtetin e Maqedonisë, por edhe siç njoftojnë nga MPJ, ai ka thënë që Komisioni Evropian, do të jep mbështetje të fuqishme për fillimin e bisedimeve për anëtarësim në BE, nëse zbatohen prioritetet dhe zgjedhjet kalojnë pa probleme.

Poposki dhe Han, në lidhje me krizën e emigrantëve, kanë konstatuar se është përmirësuar komunikimi me shtetet fqinje të Maqedonisë, dhe se kjo çështje duhet të jetë e mbyllur në nivel të Bashkimit Evropian, gjegjësisht me ndihmën e tyre. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button