Ish oficeri amerikan trondit opinionin: Ja si veproi CIA për ta shkatërruar Jugosllavinë

Robert Baer, ish-oficer amerikan, tashmë kolumnist ka hedhur një hipotezë thuajse të pabesueshme dhe tepër të rrezikshme, shkruan Globalresearch, transmeton Balkanweb.

Ai mendon se CIA kishte dorë të fortë në shpërbërjen e Jugosllavisë dhe bënte propagandë për t’i ndarë republikat.

Baer ka shkruar librin “Sekretet e Shtëpisë së Bardhë”, ku shprehet se SHBA punoi me një strategji të qartë anti-serbe.

“Qëllimi i propagandës ishte të ndante republikat kështu që ato të shkëputeshin nga Jugosllavia. Ne duhet të zgjidhnim një dash kurbani që ta fajësonim për gjithçka, për luftën dhe dhunën. U zgjodh Serbia sepse në disa mënyra është pasardhëse e Jugosllavisë”, thotë Baer.

Ai thotë se Tuxhman, Mesiç, Alija Izetbegoviç dhe gazetarë të shumtë u paguan nga CIA.

Sipas Baer edhe Radovan Karaxhiç paguhej nga amerikanët, por pushoi së marri para në këtë drejtim kur kuptoi se do të sakrifikohej.

Thotë se masakra e Srebrenicës dihej më parë nga CIA. Baer deklaron se shefi i tij i kishte deklaruar javë më parë “se qyteti do të ishte lajmi kryesor në botë pas disa kohësh”.

Krejt këto janë vetëm hipoteza, pasi nuk ka të dhëna se çfarë thotë Baer janë të vërteta. /Balkanweb

Intervistën e plotë mund ta lexoni: Confession of a CIA Agent: They Gave Us Millions to Dismember Yugoslavia

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button