Ulet intensiteti i fluksit të migrantëve në Slloveni

Sipas të dhënave të policisë sllovene, gjatë kësaj fundjave në këtë vend kanë hyrë 5.003 migrantë, ndërsa njëkohësisht në Austri kanë kaluar 2.522 persona, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas të dhënave në mëngjes, në Slloveni tashmë kanë hyrë 1.106 migrantë, ndërsa në Austri janë transferuar 408.

Të dhënat statistikore të policisë sllovene flasin se të shtunën në Slloveni ka hyrë numri më i vogël i migrantëve në një ditë – 715,  që kur po zgjat kriza me migrantët, saktë nga 16 tetori. Gjatë ditës së djeshme në Slloveni kanë hyrë 4.288 migrantë.

Në vendkalimin kufitar për qarkullim hekurudhor ndërkombëtar Dobova, ndërsa sipas të dhënave të drejtorisë policore Novo Mesto, mbrëmë vonë nga Kroacia ka arritur një tren me 715 migrantë, ndërsa policët në Dobov të dielën pranuan edhe 3.075 migrantë.

Të dielën në orët e para të mëngjesit pas mesnatës mbërriti një tren me 1.120 të huaj, dje në orët e pasdites mbërriti një tren me 940 migrantë, ndërsa mbrëmë arritën edhe 1.015.

Refugjatët pas trajtimit dhe ndihmës së ofruar shëndetësore dhe humanitare me trena dhe autobusë janë drejtuar në Jasenicë dhe Karavankam.

Siç lajmëruan organet kroate të sigurisë, mbrëmë rreth mesnatës nga Slavonskog Broda në Dobov arriti edhe një tren në të cilin ishin rreth një mijë migrant.

Të shtunën në Austri nga Sllovenia kanë kaluar 986 migrantë, ndërsa dje 1.536.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button