Renova e sigurtë ndaj Metalurgut

Ekipi i Renovës  ka vazhduar ngritjen në renditjen e tabelës së Ligës së Parë Futbollistike. “Gjipspunuesit” nga Xhepçishti, ndeshjen me fitoren ndaj Metalurgut 2:0, e kanë mbyllur xhiron e 17-të, duke regjistruar fitoren e pestë në këtë sezonë.

Kjo fitore Renovën e ngjiti në vendin e 6-të në klasifikim. Dy golat për Renovën ishin vepër e Emran Ramadani i cili shënoi në minutën e 21, ndërsa Argjent Gafuri shënoi në minutën e 51.

Ndeshjen e fundit të sezonit vjeshtor Renova e luan si mysafire me Bregallnicën, ndërsa Metalurgu do jetë nikoqiore e Rabotniçkit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button