Maqedoni, politika pranon fajin për raportin e progresit

Për të pestën ditë me radhë kuvendi ka vazhduar debatin rreth progres raportit të Komisionit Evropian, që lexohet ndryshe nga pushteti dhe ndryshe nga opozita. Të parët këmbëngulin që raporti edhe kësaj radhe siguron rekomandim për fillim të negociatave, ndonëse me kusht, derisa opozita e vendosur në qëndrimin e saj se bëhet fjalë për raportin më negativ deri tani që ka marrë Republika e Maqedonisë, njofton Alsat M.

“Është gabim në rast se e prezantojmë si tërësisht pozitiv, sepse nuk është tërësisht pozitiv. Por gabim është në rast se e prezantojmë edhe tërësisht negativ sepse nuk është as i tillë. Por nuk duhet t’i iket nga e vërteta, sepse raporti është kushtëzuar për dy arsye, e para për shkak të një anëtare të BE-së dhe e dyta është kushtëzuar për shkak të politikës së gabuar të opozitës”, deklaroi Liljana Zaturovska deputete e VMRO-DPMNE.

“Në vend që të thoni, ajde të flasim për kriteret politike, që të përmirësojmë diçka rreth tyre, ju thoni se opozita ka qenë vasale ndaj të huajve, kodosh dhe tradhtarë, të njëjtën që gjatë gjithë kohës tentoni ta prezantoni. Unë pajtohem se Greqia është fajtore rreth emrit, ja unë publikisht e them, por ju lutem Greqia nuk është fajtore për kriteret politike”, tha Goran Sugarevski nga LSDM

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button