PPD: BDI “u bie daulleve” para zgjedhjeve për ridefinimin e MO-së

“Sa më tepër që afrohen zgjedhjet e prillit 2016 partia qeveritare BDI më fortë u bie daulleve të ridefinimit të Marrëveshjes së Ohrit”, thonë nga PPD.

“Që kundërthëniet e milionta të mos kenë fund prej konstatimeve të pareshtura se MO është realizuar mbi 99% dhe ka “mbetur edhe pak” DUI këto muaj ka ardhur në përfundim se kjo marrëveshje paska qenë boshe në korpusin e të drejtave kombëtare dhe tani duhet ndryshuar sepse e paskan “siguruar” edhe mbështetjen (indirekte) të faktorit ndërkombëtar kryesuar nga Piter Fejt. Ndryshimi qenësor sipas BDI duhet bërë në ndryshimin e preambulës së MO-së”, shtojnë nga PPD.

Nga PPD thonë që faji i vetëm dhe kryesor që sipas tyre, preambula e MO-së prej karakterit qytetar siç u negociua mori karakter të një populli dhe pakicave që jetojnë në te ka qenë dhe mbetet i Ali Ahmetit i cili bënte presion të hapët ndaj deputetëve të PPD-së ta pranojnë këtë formulim.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button