Haradinaj: Ftesa e Mustafës e vonuar

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj,ka thënë se fetsa e kryeministrit Isa Mustafa në adresë të liderëve opozitar është e vonuar dhe e thatë.

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, bërë me dije se nuk do t’i përgjigjen ftesës së kryeministrit Isa Mustafa, i cili ka ftuar sot për një takim liderët e opozitës.

Haradinaj ka thënë për “Epokën e re” se kryeministri Mustafa ka bërë një ftesë të vonuar dhe të thatë.”Është i njëjti kryeministër, i cili ia ka shkaktuar këto trauma vendit që disa muaj. Tash së fundi, pas gjithë kësaj, ai kërkon një takim të thatë, pa përmbajtje dhe nuk ka kuptim kjo sjellje e tij”, ka deklaruar Haradinaj.

Ai ka paralajmëruar një takim të opozitës me presidenten Atifete Jahjaga. “Mund të ndodhë që do të takohemi këto ditë sërish me presidenten Jahjaga. Kuptohet, qëndrimi ynë është anulimi i marrëveshjeve dhe lirimi i të burgosurve politikë”, ka thënë Haradinaj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button