Boksierët që pritet të shkëlqejnë (Video)

Shqiptarët gjithmonë janë treguar si sportistë shumë të zellshëm, duke qenë padyshim ambasadorët më të mirë të popullit tonë në mbarë botën dhe duke na dhuruar emocione kudo që janë paraqitur. I tillë është rasti edhe me të riun shqiptarë Arbon Iseni, i cili edhe pse i lindur në New York të SHBA-së, i cili nga dita në ditë po arrin rezultate të lakmueshme në KikBox dhe boks. Ai rrjedh nga një familje fisnike nga Dibra e madhe, që po e kultivojnë këtë sport fisnik në familjen Iseni.

Arbon Iseni
Arbon Iseni

Së bashku me Arbonin, në kategoritë e reja të boksit shumë i mirë është treguar edhe vëllai i tij, Arjan Iseni, i cili para disa muajve ka fituar kampionatin botërorë për moshat e reja edhe më atë me KO, ndërsa është shquar për sukses edhe shqiptari tjetër, Reshat Mati, që poashtu është Kampion Bote në kategorinë moshave të reja. Këta tre boksierë janë shumë punëtorë dhe premtojnë se së shpejti do të jenë pasardhësit e kampionëve tanë, si Luan Krasniqi, Nuri Seferi, Haxhi Krasniqi e shumë e shumë të tjerë.

Arboni ka arritur të jetë i pari në këto gara:

-Striving For Greatness

-2013 IKF World Classic Champion

-2014 IKF World Classic Champion

-Neë York Boxing State Champion

Ndërsa së fundi, fitore ka arritur në Upstate NeW York, Rochester.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button