Bukur gënjejmë

Më gënjen dhe më sheh
Të gënjej dhe të shoh
Duke gënjyer njëri-tjetrin
Më sheh dhe të shoh në sy

Dhe bebzat e syrit nuk dridhen
Nga buzët nuk del shkum pështyme
Dhe fjalët aq rrjedhshëm thuren
Fjalët, ah fjalët tona të ndytme

Dhe zemra nuk dridhet
Qetësisht bukur gënjejmë
Dhe po tham ndonjë të vërtetë të imët
Lëre themi, se na shpëtoi një rrenë.

 

Poezi nga Naim Iljazi

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button