Ivanov, Gruevski e Veljanovski urojnë festën e hebrenjve Hanuka

Kryeministri Nikolla Gruevski në emër të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe në emrin e tij personal Berta RomanoNikoliq, krytare e Komunitetit hebre në RM dhe të gjithë pjesëtarëve të Komunitetit hebre ua uron festën e madhe hebrenje të dritës, këngës dhe fëmijëve ­ Hanuka. Festimi i kësaj feste, qëndron në urimin e kryeministrit Gruevski, vjen pikërisht në kohën kur njerëzimi është drejtuar para sfidave të mëdha në të cilat në vend të fjalimit të zemrës shpesh herë flet arma, dhuna dhe çmenduria.

*****

Presidenti i Republikës së Maqedonisë Gjorge Ivanov, me rastin e festës së hebrenjve Hanuka, dërgoi urim deri te Berta Romano Nikoliq, kryetare e Komunitetit hebrenj të Republikës së Maqedonisë, si dhe deri te të gjithë pjesëtarët e komunitetit hebre në Republikën e Maqedonisë. Në këtë festë të madhe të hebrenjve, qëndron në urimin e Ivanovit, ju uroj drita e Hanukas, e cila e simbolizon lirinë dhe përkushtimin drejt fesë, t’ju sjellë paqe dhe mirëqenie dhe të jetë nxitje për përparim dhe mirëkuptim të mëtutjeshëm.

*****

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë Trajko Veljanovski, në prag të festës së madhe Hanuka personalisht dhe në emër të deputetëve, Bertha Romano Nikoliq, presidentit të komunitetit hebre në Republikën e Maqedonisë dhe të gjithë anëtarëve të Komunitetit hebraik, u dërgoi telegram urimi me rastin e festës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button