Jovanoviq: Nuk mund ta gënjej popullin se Kosova nuk është e pavarur

Çedomir Jovanoviq, lideri i Partisë Liberal-Demokrate të Serbisë, në një intervistë ka folur për situatën para zgjedhjeve në Serbi, duke përmendur edhe Kosovën, transmeton koha.net.

Ai ka treguar shenja afrimi me kryeministrin e tashëm, Aleksandar Vuçiq, duke deklaruar se ka bërë edhe gjëra të mira për Serbinë.

Në lidhje me Kosovën, ai ka thënë se nuk dëshiron ta gënjej popullin e tij që Kosova nuk është e pavarur, transmeton Koha.net.

“Kosovën e kanë humbur disa gjenerata para meje, kurse disa politikanë të papërgjegjshëm e kanë humbur mundësinë për të pasur marrëdhënie normale me këtë Kosovë”, ka thënë Jovanoviq, i cili njihet prej kohësh për animin e tij në idenë se Serbia duhet ta njeh Kosovës, si shtet të pavarur.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button