Mustafa pason Thaçin me të njëjtën politikë të kapjes së shtetit

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, po ndjek të njëjtën politikë të kapjes së shtetit sikurse Hashim Thaçi. Derisa ishte në opozitë ai kritikonte partnerin aktual të koalicionit, PDK-në, për nepotizëm, emërime politike nëpër ndërmarrje e agjenci të pavarura dhe partizim të shtetit.

Por, tani kur ka marrë drejtimin e Qeverisë, Mustafa po e shtrinë ndikimin qeveritar edhe në institucionet që janë të thirrura të veprojnë të pavarura, duke shpërfillur madje edhe sugjerimet e Raportit të Progresit, shkruan gazeta Koha Ditore.

Pak ditë pas publikimit të Raportit të Komisionit Evropian, i cili kërkonte shmangien e ndikimeve politike në gjyqësor dhe agjenci të pavarura, Qeveria ka ndërmarrë një veprim që shpreh hapur synimin për të trashur ndikimin në institucionin që ka për detyrë mbrojtjen e Kushtetutës së vendit duke i dërguar Kuvendit emrin e kandidates së LDK-së për deputete në zgjedhjet e fundit parlamentare, Selvete Gërxhaliu-Krasniqi, për postin e gjyqtares në Gjykatën Kushtetuese.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button