Huffington Post: Piramida e korrupsionit po e shkatërron Shqipërinë

“Huffington Post” shkruan për Shqipërinë, duke e cilësuar situatën dramatike. Në shkrim theksohet fakti se sistemi ka dështuar dhe se Republika duhet të ndryshojë kursin. Gazetari ka ardhur në Shqipëri në muajin gusht dhe më pas ka bërë një analizë të detajuar se çfarë ndodh në Shqipëri.

Autori i shkrimit është Jaime Pozuelo-Monfort, i diplomuar në disa prej universiteteve më në zë të botës për administrim biznesi, inxhinieri telekomunikacioni etj, një zë i rëndësishëm në këtë media. Ai thotë se ka takuar shumë personalitete të politikës dhe njerëz të thjeshtë, ndërsa përshkrimi i tij për Shqipërinë nuk është aspak optimist.

“Drama e Shqipërisë” është artikulli i publikuar sot në “Huffington Post”. Sa i përket punësimit në administratën publike, ai shkruan se meritokracia nuk funksionon, por nevojiten lidhjet e ngushta familjare për t’u punësuar në shtet. Sipas tij, sundon mediokriteti dhe jo profesionalizmi.
“Drama, qeverisja e keqe, pandemia e korrupsionit dhe nepotizmi do të shkatërrojnë vendin dhe shoqërine tashmë të lodhur, të hutuar, të humbur në tranzicionin për askund, ku drita është mekur nga errësira që prodhojne interesat partiake dhe ato ndërkombëtare. Shqipëria mund t’ia dalë, por jo me lojtarët dhe aktorët aktuale”, shkruan Monfort në “Huffington Post”.

Më tej në shkrim ai thotë se korrupsioni mbizotëron në të gjitha nivelet e shoqërisë shqiptare. Duke iu referuar brezit të lindur pas viteve ’90, Monfort shkruan se ata shohin si të vetmen mundësi punësimi bizneset e call centre të ofruar nga italianët. Ai nënvizon nevojën e krijimit të një rrjeti të fuqishëm ekonomik në Ballkan dhe për këtë, thotë se Shqipëria duhet të bashkëpunojë me shtetet fqinje si Kosova, Serbia dhe Maqedonia.

“HUFFINGTON POST”: SHQIPËRIA NË GJENDJE DRAMATIKE!

“Huffington Post” shkruan për Shqipërinë, duke e cilësuar situatën dramatike. Në shkrim theksohet fakti se sistemi ka dështuar dhe se Republika duhet të ndryshojë kursin. Gazetari ka ardhur në Shqipëri në muajin gusht dhe më pas ka bërë një analizë të detajuar se çfarë ndodh në vendin tonë.
Autori i shkrimit është Jaime Pozuelo-Monfort,i diplomuar në disa prej universiteteve më në zë të botës për administrim biznesi, inxhinieri telekomunikacioni etj, një zë i rëndësishëm në këtë media. Ai thotë se ka takuar shumë personalitete të politikës dhe njerëz të thjeshtë, ndërsa përshkrimi i tij për Shqipërinë nuk është aspak optimist.

“Drama e Shqipërisë” është artikulli i publikuar sot në “Huffington Post”. Sa i përket punësimit në administratën publike, ai shkruan se meritokracia nuk funksionon, por nevojiten lidhjet e ngushta familjare për t’u punësuar në shtet. Sipas tij, sundon mediokriteti dhe jo profesionalizmi.
“Drama, qeverisja e keqe, pandemia e korrupsionit dhe nepotizmi do të shkatërrojnë vendin dhe shoqërine tashmë të lodhur, të hutuar, të humbur në tranzicionin për askund, ku drita është mekur nga errësira që prodhojne interesat partiake dhe ato ndërkombëtare. Shqipëria mund t’ia dalë, por jo me lojtarët dhe aktorët aktuale”, shkruan Monfort në “Huffington Post”.
Më tej në shkrim ai thotë se korrupsioni mbizotëron në të gjitha nivelet e shoqërisë shqiptare. Duke iu referuar brezit të lindur pas viteve ’90, Monfort shkruan se ata shohin si të vetmen mundësi punësimi bizneset e call centre të ofruar nga italianët. Ai nënvizon nevojën e krijimit të një rrjeti të fuqishëm ekonomik në Ballkan dhe për këtë, thotë se Shqipëria duhet të bashkëpunojë me shtetet fqinje si Kosova, Serbia dhe Maqedonia.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button