Nikoliç: Në Qeverinë serbe ka persona që e pranojnë pavarësinë e Kosovës

Brenda qeverisë serbe, ekzistojnë zyrtarë të cilët do të pranonin Pavarësinë e Kosovës. Kështu është shprehur presidenti serb, Tomislav Nikolic në një intervistë për të përditshme serbe “Novosti”. Por ai nuk ka lënë të kuptohet se një prej atyre është edhe kryeministri Aleksandër Vucic, apo ndonjë zyrtar tjetër me pozitë të lartë.

“Mendoj se në Qeveri ekzitojnë persona që do ta njihnin Kosovën, për të hequr barrën nga supet për ta përmbyllur kështu një kapitull. Nuk dyshoj për kryeministrin, apo te njerëzit që kanë pozita të larta funksionare, por ka shumë të atillë që mendojnë se do të ishte më lehtë që t’i udhëhiqnin resortet e tyre, nëse nuk do të kishin obligim t’i respektojnë interesat nacionale serbe dhe do të kishin benefite nga anë të ndryshme”, ka thënë Nikolic.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button