Ankara, sulm me molotov ndaj një autobusi lokal

Një grup i organizatës terroriste PKK mbrëmë ka kryer sulm me përzierje molotovi ndaj një autobusi lokal në kryeqytetin turk, Ankara, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas informacioneve nga policia në Ankara, një grup terroristësh të maskuar mbrëmë vonë tentuan të djegin një autobus të qytetit në lagjën Kecioren të Ankaras.

Terroristët gjuajtën me molotov ndaj autobusit, teksa i afroheheshin stacionit, pas së cilës kanë ikur në drejtim të panjohur. Në sulm nuk ka patur të vrarë dhe as të lënduar, ndërkohë që autobusi u dëmtua.

Hetimi në lidhje me këtë ngjarje ka nisur, ndërsa policia është ende në kërkim të autorëve të këtij sulmi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button