Debat në temë: ”Perspektivat e sistemit shëndetësor në Maqedoni”

Në organizim të Sekretariatit të shëndetësisë në kuadër të BDI-së sot në Shkup u organizua debat me temë “ Perspektivat e sistemit shëndetësor në Republikën e Maqedonisë”.

Në këtë debat prezent ishin drejtoret e institucioneve shëndetësore në Republikën e Maqedonisë nga radhët e BDI-së, përfaqësues nga Fakulteti Mjekësisë së USHT-së, përfaqësues të lart nga ministria e shëndetësisë së RM-së dhe Fondi Shëndetësor dhe përfaqësues tjerë.

Iliri Hasani, mjek dhe anëtarë i Kryesisë qendrore të BDI-së theksoi se debati i sotëm ishte i fokusuar për perspektivat e sistemit shëndetësor ku konkluzat do të inkorporohen në programin e Bashkimit Demokratik për Integrim, 2016-2020. Qëllimi këtij debati, shtoi Hasani, është që të dëgjohen propozimet të ndryshme se si në të ardhmen të ndërtojmë një sistem shëndetësor më të mirë që do të jetë në shërbim të qytetarëve, si investime në pajisje të ndryshme mjekësore, investimet në resurse njerëzore, e kështu me radhë.

“Kërkesa e drejtorëve ka qenë si rritja e buxhetit nëpër institucionet që i drejtojnë ata, rritja e numrit të punësuarve adekuat të profileve të caktuar në aspektin profesional dhe kërkesa e tretë është zhvillimi i Fakultetit të Mjekësisë”, u shpreh Ilir Hasani.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button